Taulant Balla viziton “Devollin”: Punësojnë 10 mijë persona, lajm i mirë rifillimi i prodhimit në fabrikë

Taulant Balla viziton “Devollin”: Punësojnë 10 mijë persona, lajm i mirë rifillimi i prodhimit në fabrikë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka vizituar të premten pasdite “Devolli Group” dhe është takuar me Blerim e Shkelqim Devollin.

Balla ka thënë se të dy punësojnë afro 10 mijë punonjës në bizneset e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ai ka thënë se zjarri i së enjtes në fabrikën e dyshekëve “Comodita”, është dëm i madh për ekonominë e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë.

Mirëpo ai ka thënë se është lajm i mirë rinisja e prodhimit nga dita e hënë.

Postimi i tij:

Erdha sot pasdite në Gjakovë tek Devolli Group, për tu takuar me Blerimin dhe Shkëlqimin, dy vëllezërit të cilët punësojnë afro 10 mijë punonjës sëbashku në bizneset e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe vende të tjera. Zjarri i djeshëm tek Comoditá – fabrika më e madhe në Europë në llojin e vet, ishte një dëm i madh për ekonominë e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. U informova nga Shkëlqimi për dëmet, por edhe për lajmin e mirë të rifillimit të prodhimit prej ditës së hënë. Jam i sigurtë që kjo vështirësi e madhe do ju japë kurajo dhe besim për ta tejkaluar atë dhe forcuar ekonominë e tyre dhe të Kosovës

Shpërndaje në: