Chelsea kalon lehtësisht Charltonin dhe avancon në FA Cup
Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të FA Cup, pasi ka regjistruar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Charltonit.
“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat të thellë 5:1, duke dominuar takimin nga minuta e parë deri në fund, pavarësisht se trajneri u besoi shumë lojtarëve nga ekipi i dytë.
Superioriteti i Chelseat u reflektua qartë në rezultat dhe në rrjedhën e lojës.
Golin e parë për mysafirët e realizoi talenti Hato në fund të pjesës së parë (45+4’), pas një bashkëpunimi të bukur me Guiun, raporton Express, transmeton Periskopi.
Menjëherë në fillim të pjesës së dytë, Adarabioyo dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shpejtë, duke përfituar nga asistimi i Bounanotte (50’).
Charlton tentoi të rikthehej në lojë me golin e Leaburn në minutën e 57-të, por reagimi i Chelseat ishte i shpejtë, pasi vetëm pesë minuta më vonë Guiu shënoi për 3:1 (62’).
Në minutat shtesë të ndeshjes, Chelsea e vulosi fitoren me dy gola të tjerë, të shënuar nga Enzo Fernandez dhe Pedro Neto, duke konfirmuar kalimin e qetë në fazën pasuese të FA Cup. /Periskopi



