Qëllohet për vdekje futbollisti i njohur (Foto)
Lajmi i fundit ka tronditur botën e futbollit. Futbollisti i kombëtares së Panamasë, Amilcar Henriquez është qëlluar për vdekje në vendin e tij Colon, njoftojnë zyrtarët e policies.
Vrasja e mesfushorit u konfirmua të shtunën nga Didacio Camargo, shefi i shtypit për Policinë Kombëtare të Panamasë, përcjell Indeksonline.
Henriquez vetëm 33-vjeçar ka qenë anëtar i ekipit kombëtar që nga viti 2004, madje luajti 10 minuta në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, kundër Shteteve të Bashkuara në muajin e kaluar në barazimin 1 me 1.
Ai gjithashtu ka luajtur për gjigantet e Panamasë, Arbe Undio, America Cali, Real Cartagena.




