“Real Madridi ishin të mirë”, Hansi Flick: E merituam fitoren, jam i lumtur!
Skuadra e Barcelonë shënoi fitore 3:2 ndaj Real Madridit në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.
Trajneri Hansi Flick u paraqit në një intervistë pas ndeshjes ku u shpreh tejet i lumtur, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Ai e vlerësoi edhe kundërshtarin e tij, Real Madridin.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin tim. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. E dija cilësinë tonë dhe Real Madridi ishte shumë i mirë. Por në fund ne e merituam fitoren”, u shpreh Flick
Kujtojmë që trajneri gjerman vazhdon me rekord pozitiv. Tetë finale të zhvilluara si trajner, tetë fitore./Periskopi



