Arrestohen tre persona, u përleshën mes vete me mjete të forta në Prishtinë

Arrestohen tre persona, u përleshën mes vete me mjete të forta në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prshtinë.

Të njëjtit dyshohet se janë përleshur mes vete me mjete të forta.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 12.01.2026, 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me mjete të forta. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: