Edhe një lajm katastrofal për Real Madridin (Foto)
Real Madridi do ta ketë tejet të vështirë ta transferojë mesfushorin anglez të Tottenhamit, Dele Alli.
Skuadra londineze është duke i përgaditur kontratë të re, duke larguar interesimin e gjigantëve europian.
Kjo do të jetë hera e tretë që Ali do të nënshkruajë kontratë të re me Spurs në 16 muajt e fundit, raporton “Mirror”, transmeton Periskopi.
21-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke shënuar 16 gola në Premier Ligë.
Kurse, ai është aktualisht i lidhur me Tottenhamin deri më 2022, ndonëse drejtuesit e klubit i kanë bërë gati marrëveshje të re deri më 2023. /Periskopi/




