A e dini çka i ndodh trurit gjatë seksit?

A e dini çka i ndodh trurit gjatë seksit?

Gjatë seksit dhe sidomos pas orgazmës, truri përmbytet nga hormone që ndikojnë drejtpërdrejt në mendime dhe ndjesi, duke e bërë të vështirë të mendosh qartë.

Sipas një studimi të vitit 2023 nga Lovehoney, jo të gjithë janë plotësisht të përqendruar gjatë aktit seksual: një në tetë persona shqetësohen për sa i mirë është seksi, 53 për qind kanë frikë se mos përfundojnë shumë shpejt, ndërsa 38 për qind pranojnë se u shkon mendja te dikush tjetër.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë orgazmës truri çliron dopaminë, oksitocinë dhe endorfina, hormone që lidhen me kënaqësinë, relaksin dhe lumturinë.

Skanimet e trurit tregojnë se orgazma aktivizon të njëjtat zona si disa substanca narkotike, çka shpjegon ndjesinë e “hutimit” pas saj.

Njëkohësisht, pjesët e trurit që lidhen me shqetësimet dhe mendimin racional “fiken” përkohësisht, duke lejuar që qendrat e kënaqësisë të marrin kontrollin. Rezultati tregon ndjesi intensive kënaqësie dhe qetësie.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka standard për seksin “perfekt”, kënaqësia personale është ajo që ka më shumë rëndësi, shkruan Metro.uk, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: