Ylli i muzikës akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave
Dy gra kanë akuzuar yllin e muzikës spanjolle Julio Iglesias për sulm seksual ndërsa punonin si pastruese shtëpie në vilat e tij në Karaibe.
Akuzat, të cilat lidhen me ngjarjet e vitit 2021, u bënë publike pas një hetimi të përbashkët nga gazeta spanjolle elDiario.es dhe stacioni televiziv Univision, raporton The Independent.
Sulmet e dyshuara ndodhën në shtëpitë e tij në Punta Cana, Republika Dominikane, dhe Lyford Cay, Bahamas. Në atë kohë, më e vogla nga dy gratë ishte 22 vjeç, ndërsa Iglesias ishte 77 vjeç.
Një nga gratë, e cila punonte si punëtore shtëpiake, pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me këngëtarin spanjoll dhe përshkruan akte të shuplakave dhe abuzimit fizik dhe verbal. Një grua tjetër, fizioterapiste, tha se i është nënshtruar prekjeve të papërshtatshme, fyerjeve dhe poshtërimit në një atmosferë kontrolli dhe ngacmimi të vazhdueshëm ndërsa punonte për të.
Një nga viktimat e supozuara, e cila njihet me pseudonimin Rebeca, tha se Iglesias shpesh e ftonte në dhomën e tij në fund të mbrëmjes. “Ai më përdorte pothuajse çdo natë,” tha ajo për elDiario.es dhe Univision Noticias. “Ndihesha si një objekt, si një skllave.” Ajo tha se takimet seksuale të supozuara pothuajse gjithmonë ndodhnin në prani të një anëtari tjetër më të vjetër të stafit të shtëpisë.
Një grua tjetër, e cila përdor pseudonimin Laura, pretendon se Iglesias e puthi në buzë dhe i preku gjoksin kundër vullnetit të saj./Periskopi



