BE pritet të mbështesë Ukrainën me 90 miliardë euro

BE pritet të mbështesë Ukrainën me 90 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot se Bashkimi Evropian do të mbështeste Ukrainën me 90 miliardë euro, gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë 60 miliardë euro për të forcuar ushtrinë.

“Ne të gjithë duam paqe për Ukrainën dhe për këtë Ukraina duhet të jetë në një pozicion të fortë”, tha Von der Leyen në Bruksel, disa javë përpara përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Paketa e kredisë synon të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe rikonfirmon angazhimin e palëkundur të Evropës për sigurinë, mbrojtjen dhe prosperitetin e ardhshëm të Ukrainës”, tha Von der Leyen.

Dy të tretat e fondeve janë të destinuara për mbështetje ushtarake.

“Ukrainës i kërkohet të shpenzojë paratë për pajisje të prodhuara në Ukrainë dhe në Evropë, por mund të blejë armë nga vendet e huaja, nëse pajisjet e nevojshme nuk janë të disponueshme në Evropë”, tha Von der Leyen.

“Me ndihmën ushtarake, Ukraina mund të qëndrojë e fortë kundër Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, mund të integrohet më ngushtë në bazën industriale të mbrojtjes të Evropës”, tha ajo.

Paketa e mbetur, prej 30 miliardë eurosh, është menduar për të mbështetur nevojat buxhetore të Kievit, por janë të lidhura me reforma të mëtejshme në fushat e demokracisë, shtetin e së drejtës dhe masave kundër korrupsionit.

Shpërndaje në: