Bajrami: Dje në mbledhje kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe ofrova dorëheqjen time nga nënkryetare e LDK-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas mbledhjes së fundit të LDK-së, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe duke ofruar njëkohësisht dorëheqjen e saj të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë.
Bajrami ka theksuar se ky veprim buron nga standardet politike që vetë LDK-ja i ka ndërtuar dhe zbatuar ndër vite, si në fitore ashtu edhe në humbje.
“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së”, ka shkruar ajo.



