Abdixhiku aktivizon grupin brenda partisë, flasin për ultimatume
Sokol Havolli i LDK-së i ka dal në krah kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku pasi ky i fundit pretendon se po tentohet “eliminimin politik ” i tij.
“Gjithmonë dhe për një reflektim që ndodh brenda strukturave të LDK-së, jo përmes ultimatumit”, shkroi ai në Facebook
Postimi i plotë:
Gjithmonë pro procesit institucional;
Gjithmonë kundër vendimeve të marra me presion publik ose emocione;
Gjithmonë dhe për një reflektim që ndodh brenda strukturave të LDK-së, jo përmes ultimatumit.



