Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe të bashkëpunojë me të gjitha shtetet pa përjashtim.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve të ambasadorëve të rinj në Moskë, ku Putin theksoi se Moska mbetet e hapur ndaj dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet pa përjashtim”, u shpreh Presidenti rus, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse TASS.

Komentet e Putinit vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian mbeten të tensionuara, për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Moskës. Megjithatë, Kremlini ka përsëritur disa herë se është i gatshëm për dialog, nëse edhe pala tjetër shfaq të njëjtën vullnet politik.

Shpërndaje në: