Rey Manaj shkon në Kinë! Pagë 4 milionë euro dhe aventurë e re në Lindjen e Largët
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Lindjen e Largët, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin kinez Zhejiang Professional FC.
27-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, duke u bërë një nga futbollistët më të paguar shqiptarë.
Ky transferim vjen pas eksperiencës së tij të suksesshme te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Manaj u dallua për formën e mirë dhe golat vendimtarë.
Zhejiang Professional FC synon të forcojë repartin ofensiv dhe të rrisë konkurrencën në kampionatin kinez, duke përfituar nga përvoja ndërkombëtare e sulmuesit kuqezi. Prezenca e Manajt pritet të sjellë ndikim të menjëhershëm te ambiciet e klubit.



