Grabovci pas vizitës në Hagë: Drejtësia do të triumfojë, dielli do të lindë përsëri për çlirimtarët

Grabovci pas vizitës në Hagë: Drejtësia do të triumfojë, dielli do të lindë përsëri për çlirimtarët

Adem Grabovci, ka reaguar me një mesazh pas vizitës që u bëri ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, duke thënë se sot ka parë “dritën nga rrezet e diellit të shumëpritur” për familjet, shokët dhe vendin.

Grabovci theksoi se çlirimtarët po mbahen padrejtësisht, kanë mbetur stoikë dhe të palëkundur, ashtu si gjatë luftës dhe paqes, të fortë përballë stuhive, vizionarë dhe të gatshëm për sakrifica për interesin e Kosovës.

Ai shprehu bindjen se kjo do të jetë vizita e fundit e tyre në Hagë dhe se, kur drejtësia të zërë vend, dielli do të lindë përsëri për popullin shqiptar liridashës.

Postimi i plotë:

Sot, si asnjëherë më parë, për gjithë këto muaj të gjata e të mundimshme për familjet, shokët e mbi të gjitha vendin, pash dritën nga rrezet e DIELLIT, të shumë pritur që po rilind në pranverën e pafajësisë dhe drejtësisë së vonuar ndërkombëtare.
Çlirimtarët tonë, që padrejtësisht mbahen në Hagë, mbetën stoik, si në kohën e luftës e edhe të paqes, në betejën e tyre për të larguar ketë rë të zezë që ka kapluar historinë tonë. Të tillë, siç i kam njohur para, gjatë dhe pas luftës.
Të fortë, të palëkundur përball stuhive, vizionar, të gatshëm për sakrifica për interes të vendit dhe me plotë shëndet e shumë optimizëm, me shpresën dhe bindjen që do jetë vizita e fundit në këtë vend, që do shkruhet në faqet e historisë së popullit tonë liridashës, KENI TË FALA!
Kur retë e zeza të largohen, e drejtësia të zë vend, DIELLI DO TË LIND PËRSËRI!

Shpërndaje në: