E rëndë: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë në Slloveni

E rëndë: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë në Slloveni

Një 28-vjeçar nga Kosova, Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Slloveni.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Turjakë, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës dhe njoftoi se do të informojë për kohën e varrimit.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe përfshi nga flakët.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë u lënduan.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, u përplas me barrierën ndarëse dhe më pas u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku u përplas edhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ekuipazhi i Artemis arrin në Hënë, i afrohet një distance rekord nga Toka

Katër astronautët e misionit Artemis II të NASA kanë hyrë në sferën e ndikimit gravitacional…

Çmimet e naftës në ‘hava’ – Naftëtarët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se disa prej bizneseve të derivateve…

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, kryediplomati shqiptar: Kërkesa e drejtë, të adresohet me seriozitet institucional

Studentët shqiptarë do të protestojnë sot në Shkup. Ata ankohen se përballen me padrejtësi të…

Pejë – Rrahu bashkëshorten, arrestohet polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Pejë, një polic të Kosovës…

Gjyqtari i ndeshjes Kosovë – Turqi, ndan drejtësinë në çerekfinalen Real Madrid – Bayern Munich

Gjyqtari që referoi ndeshjen Kosovë – Turqi, Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor tek…

Mbi një orë takim Kurti-Abdixhiku, ende asnjë sinjal

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në…

Caktohet gjyqtari për ndeshjen e Championsit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit

UEFA ka caktuar gjyqtarin e ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e vlefshme për çerekfinalen…