Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet se një grua ka mbetur brenda

Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet se një grua ka mbetur brenda

Një person po dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Komandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë Fadil Hyseni, deklaroi se ende zjarri nuk është lokalizuar.

“Rreth orës 21:00 e kemi pranuar një informatë se një shtëpi është kallë në fshatin Gracë. Po dyshohet se brenda ka mbetur një grua e moshuar e komunitetit serb. Aksioni po vazhdon ende, zjarri nuk është lokalizuar ende. Akoma nuk kemi diçka konkrete”, deklaroi Hyseni për Klankosova.tv.

“Për informacione të tjera do t’ju japim më vonë”, theksoi ai.

Shpërndaje në: