Jori Delli zbulon shumën që fiton nga një postim në Instagram
Jori Delli ka zbuluar se sa paguhet për një postim në Instagram dhe duhet thënë se është një shifër mjaft e lartë.
E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, së bashku me Sara Hoxhën, Beniada Nishanin dhe Dea Michelle, ajo tregoi se paguhet 6 mijë euro për vetëm një postim.
“Për vetëm një postim? 6 mijë euro”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Jori theksoi se preferon më shumë t’i përkushtohet punës si influencuese sesa të jetë pjesë e televizionit, me argumentin se, siç tha vetë ajo, televizioni nuk ka shumë para./Periskopi



