X jashtë funksionit për mijëra përdorues në të gjithë botën

X jashtë funksionit për mijëra përdorues në të gjithë botën

Platforma X është përsëri jashtë funksionit, vetëm tre ditë pasi pësoi një ndërprerje.

Më shumë se 77,000 njerëz kanë raportuar probleme me aksesin në faqe, sipas Downdetector , me faqën kryesore që nuk ngarkohet për përdoruesit.

Është ndërprerja e dytë këtë javë pasi më shumë se 25,500 përdorues raportuan probleme me faqen të martën, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shkaku i ndërprerjes së sotme nuk dihet ende.

X ka pësuar disa ndërprerje të mëdha që nga blerja e Twitter-it nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.

Kur ai bleu kompaninë, Twitter operonte tre qendra të dhënash – një në Sacramento, një tjetër në Atlanta dhe një të tretë në Portland.

Gjithashtu, Twitter shpenzonte shumë për shërbimet e Google Cloud.

Por, pasi e ngarkoi kompaninë me borxhe të larta, Musk u detyrua të ulte kostot./Periskopi

Shpërndaje në: