Vjedhja e votave, anëtari i PDK-së në KQZ propozon që procesi zgjedhor të kthehet në elektronik
Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm. Devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës.
Të dhënat e fundit nga QNR tregojnë një diskrepancë serioze mes votave të raportuara dhe atyre reale në kuti, veçanërisht mes kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Së fundmi, ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi.
Gashi, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar reformë në mënyrën e votimit.
” Numërimi elektronik i votave, Skanim/ lexim elektronik i fletëvotimeve; Ruajtje e fletëvotimit fizik për auditim dhe verifikim; Identifikimi elektronik i votuesve; Verifikim elektronik në vendvotim; Heqje përfundimtare e përdorimit të ngjyrës në thonj; Verifikim në kohë reale me regjistrin civil; Votimi i hershëm dhe me postë
Për: policinë, ushtrinë, personat me nevoja të veçanta, të burgosurit, të moshuarit mbi 75 vjeç dhe qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit për nëvoja të arsyeshme. Përfaqësimi real i diasporës (kërkon ndryshime ligjore); Vende të veçanta në Kuvend; Krijimi i njësive zgjedhore për diasporën”, ka shkruar Gashi.
Positmi i plotë:
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm



