Një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia po heton rastin
Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN- Fushë Kosovë / 18.01.2026 – 11:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”



