Aksioni në MPB: Këta janë dy zyrtarët e arrestuar për dallavere me armë

Aksioni në MPB: Këta janë dy zyrtarët e arrestuar për dallavere me armë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Punëve të Brendshme që ka rezultuar me arrestimine  dy zyrtarëve, shkruan Periskopi.

Periskopi ka marrë vesh se të arrestuarit janë B. Haziri dhe S. Behrami.

“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, tha Kaltrina Shala nga Prokuroria.

Shpërndaje në: