Manipulimi me vota, Muharremi: Mos e mashtroni veten dhe mos e mashtroni popullin
Njohësi i çështjeve ekonomike dhe politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit zgjedhore, duke lëshuar kritika të forta ndaj partive politike pas konfirmimit të manipulimeve masive, veçanërisht në rastin e Prizrenit.
Përmes një reagimi, Muharremi ka kërkuar nga subjektet politike që të ndërpresin mashtrimin ndaj vetes dhe popullit, duke theksuar se vjedhja dhe abuzimi nuk mund të relativizohen.
Postimi
Ose ndërtoni parti me integritet, kompetencë dhe dinjitet që munden me kriju institucione të forta me standarde europiane ose lëreni krejt këtë punë.
Mos e mashtroni veten dhe mos e mashtroni popullin.
Ka disa gjëra ku nuk ka kompromis dhe nuk ka mes. Vjedhja, manipulimi dhe abuzimi nuk relativizohen. Ose veproni me vendosmëri, ose jeni pjesë e problemit, mos na humbni kohën.
Përndryshe, me këto marifete si në Prizren mund të mendoni që jeni parti politike, por nëse nuk merrni masa në realitet dukeni vetëm si një grumbull interesash, particuke pa të ardhme dhe pa legjitimitet moral.



