KOSTT konfirmon se edhe sot do të ketë reduktime të rrymës

KOSTT konfirmon se edhe sot do të ketë reduktime të rrymës

Edhe sot pritet të ketë reduktime të rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka thënë se nominimet e pamjaftueshme të KESCO po rrezikojnë stabilitetin e sistemit, duke thënë se po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale.

“KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar KOSTT.

Shpërndaje në: