Fenerbahçe e do Muriqin në janar, Mallorca e merr vendimin final
Vedat Muriqi nuk do të rikthehet te Fenerbahçe, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.
Klubi spanjoll Mallorca ka vendosur ta refuzojë ofertën e ardhur nga gjiganti turk për sulmuesin kosovar, duke e konsideruar atë si pjesë të panegociueshme të projektit sportiv.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari turk Sercan Hamzaoğlu, përcjell “Gazeta Express”.
Interesimi i Fenerbahçes për Muriqin ishte konkret, por drejtuesit e Mallorcës nuk kanë qenë të gatshëm të heqin dorë nga golashënuesi i tyre kryesor.
Forma e shkëlqyer e 31-vjeçarit dhe ndikimi i tij vendimtar në ekip kanë bërë që klubi ta mbyllë derën për çdo largim të mundshëm./Periskopi/
❌ Mallorca, Vedat Muriqi için gelen tekliflere kapalı olduğunu Fenerbahçe’ye iletti!
📎 Sercan Hamzaoğlu
➡️ https://t.co/WYn5Z1JRbO pic.twitter.com/411G13bePP
— Transfermarkt.com.tr (@TMtr_news) January 20, 2026



