A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

Shumë njerëz i thajnë rrobat në radiator gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, kjo nuk rekomandohet, paralajmëron një ekspert i cilësisë së ajrit.

Valentin Naranjo pohon se duhet ta shmangni këtë veprim sepse në muret e dhomës do të grumbullohet kondensimi dhe lagështia, të cilat, herët a vonë, do të depërtojnë në dyshek.

Rrobat mund të grumbullojnë lagështi pa e kuptuar, kështu që përdorimi i një rafti për tharjen e rrobave është opsioni më i mirë.Ndërsa i varni, hapni një dritare ose përdorni një ventilator. Nëse nuk keni dritare ose ventilator, mund të përdorni një tharëse ajri”, tha ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se për shkak të lagështirës, duhet t’i ndërroni peshqirët rregullisht. Ndërrojini ato pas çdo 3-4 përdorimesh ose të paktën një herë në javë./Periskopi

Shpërndaje në: