Haradinaj kujton Rugovën: Me vizionin e tij shtetformues ndërtoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Haradinaj kujton Rugovën: Me vizionin e tij shtetformues ndërtoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se me vizionin e tij shtet formues, Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, raporton Periskopi.

“Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: