Kusari: Historike – paditë SLAP, rastet e shpifjes dhe krimet ndaj gazetarëve do të trajtohen me urgjencë
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur për një vendim të marrë nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i cili përmes Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026-2028, do të trajtojë me prioritet paditë SLAP dhe rastet e shpifjeve dhe krimeve ndaj gazetarëve.
Kusari përmes një postimi në rrjetin social Facebook këtë vendim e ka quajtur “historik”.
“Historike. Kosova është vendi i parë në Europë që rastet e padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) do të trajtohen si raste me prioritet nga ana e gjykatave. Poashtu, me prioritet do të trajtohen edhe rastet e shpifjes dhe të krimeve që përfshijnë gazetarët, punëtorët e mediave dhe aktivistët e shoqërisë civile.Kjo është vendosur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026-2028. Koalicioni Europian kundër Padive SLAPP CASE, që përbëhet nga 120 anëtarë nga e gjithë Europa, e ka përshëndetur KGJK-në për këtë vendimarrje.Jashtëzakonisht e gëzuar që paditë SLAPP, rastet e shpifjes dhe krimet ndaj gazetarëve do të trajtohen ashtu siç e meritojnë, me urgjencë”, ka shkruar ajo.
Njoftimi i pl0të:
Historike
Kosova është vendi i parë në Europë që rastet e padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) do të trajtohen si raste me prioritet nga ana e gjykatave. Poashtu, me prioritet do të trajtohen edhe rastet e shpifjes dhe të krimeve që përfshijnë gazetarët, punëtorët e mediave dhe aktivistët e shoqërisë civile.
Kjo është vendosur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026-2028.
Koalicioni Europian kundër Padive SLAPP CASE, që përbëhet nga 120 anëtarë nga e gjithë Europa, e ka përshëndetur KGJK-në për këtë vendimarrje.
Jashtëzakonisht e gëzuar që paditë SLAPP, rastet e shpifjes dhe krimet ndaj gazetarëve do të trajtohen ashtu siç e meritojnë, me urgjencë.
Bravo KGJK.



