Osmani i rri prapa, Trump ia shtrëngon duart pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Osmani i rri prapa, Trump ia shtrëngon duart pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.

Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua menjëherë pas tij, raporton Gazeta Express.

Ajo – sikur edhe liderët e tjerë të pranishëm – nënshkroi paraprakisht dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes.

Trump i quajti “yje” dhe “njerëzit më të mëdhenj, më të fuqishëm në botë”, liderët që po marrin pjesë në ceremoni.

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Shpërndaje në: