Muharremi pyet: Ku është Uran Ismajli, hajde ma gjallë
Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur një pyetje në lidhje me Uran Ismailin.
Muharremi ka kritikuar për hedhjen e Ismajlit, duke thënë se “Ka eksperiencë dhe energji kur don ai. Po ku është tash e kur duhet?”.
Postimi i plotë:
Ku e kemi Uran Ismajlin e opozitës, autorin e thënies së famshme “Hajde ma gjallë, ma gjallë!”?
E ka nxjerrë qato fantazi, po a mjafton me e thënë 2-3x në vit? Pse nuk është ai sot duke i e përdorë atë thirrje me vend dhe me i inkuraju kolegët e tij edhe opozitën?
Opozita i ka humbë zgjedhjet, por jo të drejtën me qenë aktive që me nxjerrë më të mirën nga pushteti, shumica aktuale. Në fakt, e ka detyrë, përqato ekziston.
E kam dëgju psh një fjalim të Uranit para zgjedhjeve, më duket tubimin përmbyllës… lëvizës ka qenë, e fortë. Ka eksperiencë dhe energji kur don ai. Po ku është tash e kur duhet?
Nuk ka opozitë me u paraqitë 4-5 ditë në vit, e pastaj me u zhdukë. Ose bëhuni aktivë dhe shfrytëzoni kapacitetin tuaj maksimalisht, ose lëreni këtë punë.
Përndryshe, nuk deshta me përmend emra të përveçëm me këtë rast, por qëllimi ka qenë me e përdorë këtë thënie “MA GJALLË!”.. e duhet me ja shtu “MA PROAKTIV”… e “DILNI PREJ ATYRE DREQ ZYREVE!”… e pastaj me atë “hargj” e përmenda shembullin e Uranit.
Ka njerëz sa të duash, por duhet me qenë të gjallë e aktiv. Shumë aktiv.



