1 mijë veteranë me shumë – Hysni Gucati tregon për Periskopin pse ndodhi kjo
Lidhur me këtë Periskopi ka kontaktuar kreun e OVL-UÇK’së Hysni Gucatin, i cili ka shpjeguar se pse ka ndodhur shtimi i numrit të veteranëve.
Sipas Gucatit shtimi i numrit të veteranëve ka të bëjë me personat që kanë dalur në pension dhe që kanë dashur ta marrin pensionin e veteranit dhe jo atë që i takonte për shkak të shumës më të madhe.
“Shtimi i numrit të veteranëve ka ndodhur sepse personat që kanë punuar dhe kanë dalur në pension, ata kanë dashur që ta marrin pensionin e veteranit, që është më i madh sesa ai që ka punuar punë. Dhe kjo është arsya pse është shtuar numri, nuk është shtu numri pse është fut dikush në listë të veteranëve. Është shtu nga personat që kanë punuar në sektorin privat dhe publik dhe që janë pensionuar , kjo është arsya.”, tha Gucati për Periskopi.
Tutje ai ka shtuar se Albin Kurti ka deklaruar vazhdimisht se janë fryer numrat, por që sipas Gucatit ky numër ka ndryshuar çdo vit nga veteranët që kanë dalur në pension.
“Është e vërtetë se në qeverisjen e kaluar, Albin Kurti ka kontrolluar shumë duke thënë se është fryer numri është shtuar numri, ky numër ka qenë gjithmonë, çdoherë që kanë dalur në pension veteranët dhe e kanë zgjedhur pensionin e veteranit dhe jo atë të punës. Dhe është shtuar numri, e tash Albini nuk bën zë se duhet të deklarojë vet për të gjithë qytetarët se pse po shtohet numri, pra kjo është”, u shpreh tutje ai.
Kujtojmë se në rritja e pagës minimale e cila u miratua nga Qeveria Kurti para disa ditësh, nuk do të ndodhë edhe për pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./PERISKOPI-ALBINA ZARIQI/
Për një vit gati 1 mijë veteranë më shumë në listën e pensioneve



