Takohen Infantino e Trump, presidenti i ShBA-së do të dorëzoj trefeun e Kupës së Botës

Takohen Infantino e Trump, presidenti i ShBA-së do të dorëzoj trefeun e Kupës së Botës

Zvicra këto ditë ka pritur të gjithë liderët botërorë me rastin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe presidenti i FIFA, Gianni Infantino i cili pati edhe një takim të përzemërt me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, e priti në mënyrë triumfale teksa përpara telekamerave deklaroi:

”Ja, Gianni, ai është mbreti i futbollit, mbreti i sportit”, ishin lajkat e Donald Trump.

Gjithnjë nga Davosi, kreu i qeverisë së futbollit botëror i ktheu lajkat Donald Trump duke bërë edhe një njoftim.

”Këtë verë, do të dorëzoj trofeun e kupës së botës te fituesit bashkë me presidentin e SHBA”, ishin deklaratat e Gianni Infantinos

Kjo deklaratë do të thotë se Trump do të zbresë sërish në podiumin e kampionëve për të dorëzuar trofeun te fituesit sic bëri edhe në verën e vitit 2025 në Botërorin e Klubeve pas finales së fituar nga Chelsea ndaj Paris Saint Germain.

Presidenti i FIFA e vijoi më tej fjalën e tij.

‘Jetojmë në një botë të ndarë, por mbështesim paqen. Njerëzit i besojnë FIFA, vendeve pritëse të Botërorit. Amerikat do të presin botën-shtoi Infantino duke iu referuar faktit që Kanadaja e sidomos Meksika janë vende pritëse bashkë me SHBA.

Më pas kreu i FIFA mbrojti zgjedhjet e bëra nga administrata e tij, mes të cilave edhe ajo për zhvillimin e Botërorit në Katar 2022. Në skenën e Davosit ndërhynë edhe Alessandro Del Piero si dhe përgjegjësi për zhvillimin e futbollit global në FIFA, Arsene Wenger.

Shpërndaje në: