KB Peja eliminohet nga ENBL, klubi penalizohet rëndë
Klubi kosovar GO+ Peja është eliminuar nga FIBA Europe’s ENBL pas një serie vendimesh që e penalizojnë për anulimin e ndeshjes ndaj BK Olomoucko.
Anulimi i takimit, i shkaktuar nga Superkupa e Kosovës, bëri që ENBL t’i japë fitoren në tavolinë skuadrës çeke.
Përveç kësaj, ENBL vendosi një gjobë prej 25,000 eurosh për GO+ Peja dhe aplikoi humbje të tjera në renditje për shkak të pamundësisë për të zhvilluar ndeshjet e mbetura në shtëpi, përfshirë përballjen kundër Newcastle Eagles.
Po ashtu, federata ka lënë të hapur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme, përfshirë ndalim për rikthimin në garë.
Si pasojë, GO+ Peja ka aktualisht një rekord 1-7 dhe ka grumbulluar 6 pikë nga 9 të mundshme. Ndërkohë, BK Olomoucko ka 4-2 dhe 10 pikë, ndërsa Newcastle Eagles 1-5 dhe 7 pikë./Periskopi



