Aksidenti në Bogë: Motori i borës përplaset në shtyllë elektrike, katër persona të lënduar

Aksidenti në Bogë: Motori i borës përplaset në shtyllë elektrike, katër persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar lajmin.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ai.

Shpërndaje në: