Një zyrtar i KQZ-së në QNR jep dorëheqje

Një zyrtar i KQZ-së në QNR jep dorëheqje

Një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që udhëhiqte me divizionin për mbështetje të operacioneve zgjedhore dhe koordinim në teren ka dhënë dorëheqje, shkruan Periskopi.

Kështu kanë konfirmuar burime të Periskopi, ku D. Xh. nga dita e shtunë nuk është më zyrtar në institucionin që organizon zgjedhje.

Periskopi ka mësuar se dorëheqja është paraqitur dhe për këtë, ai ka njoftuar zyrtarët tjerë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihen shkaqet që kanë ndikuar për këtë dorëheqje, por merret vesh se zyrtari në fjalë vetëm para një viti ishte angazhuar në KQZ.

Shpërndaje në: