I dërguari i Trump, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun mbi planin e rindërtimit të Gazës ishin të dobishme
Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me fazën e dytë të planit 20-faqësh të paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë qenë konstruktive. Kështu deklaroi të dielën i dërguari special amerikan, Steve Witkoff.
“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë, të bazuar në koordinim të ngushtë dhe prioritete të përbashkëta. Diskutimi ishte konstruktiv dhe pozitiv, me të dyja palët që u dakordësuan mbi hapat e ardhshëm dhe mbi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha çështjet kritike për rajonin”, shkroi Witkoff në një postim në platformën X.
Bisedimet përqendrohen në vijimin e procesit politik për Gazën, në një kohë kur rajoni mbetet i tensionuar dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim dhe armëpushim po intensifikohen.



