Fushë Kosovë: Inspektorati del në vendin e ngjarjes, rrethohet me shirita mbrojtës objekti ku ra fasada

Fushë Kosovë: Inspektorati del në vendin e ngjarjes, rrethohet me shirita mbrojtës objekti ku ra fasada

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës në një objekt në afërsi të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Po ashtu, edhe një veturë ka pësuar dëmtime.

Inspektorati ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka rrethuar për shkaqe sigurie me shirita objektin në fjalë.

“Komuna e Fushë Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar. Institucionet komunale do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë publike”.

Shpërndaje në: