Katër trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Liverpoolit nëse shkarkohet Slot

Katër trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Liverpoolit nëse shkarkohet Slot

E ardhmja e Arne Slot te Liverpooli po vihet në pikëpyetje pas rënies së fortë të rezultateve.

“The Reds” kanë vetëm pesë fitore në 18 ndeshjet e fundit të Premierligë dhe renditen në vendin e gjashtë, duke rrezikuar Top 4, pavarësisht paraqitjeve pozitive në Ligën e Kampionëve.

Nëse drejtuesit vendosin për shkarkim, disa emra të mëdhenj përmenden si zëvendësues të mundshëm
Jurgen Klopp mbetet opsioni më emocional, me gjermanin që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

Xabi Alonso shihet si kandidat serioz për shkak të suksesit si trajner dhe lidhjes së fortë me klubin.

Steven Gerrard përmendet si alternativë e përkohshme, ndërsa Ange Postecoglou mbetet një opsion më i largët.

Java në vijim mund të jetë vendimtare për fatin e Slot në Anfield.

Shpërndaje në: