Zbulohet sasi e madhe e kabanisit në Malësi të Madhe, arrestohet 35-vjeçari

Zbulohet sasi e madhe e kabanisit në Malësi të Madhe, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Neonët 8”, duke zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Me këtë rast, numri i rasteve të goditura në kuadër të operacionit “Neonët” ka arritur në 13.

Si rezultat i operacionit, u arrestua një 35-vjeçar, banues në fshatin Bratosh, ndërsa një 36-vjeçar, banues në fshatin Vrakë, është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së u ndaluan, ndërsa një tjetër procedohet penalisht për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente në fshatin Boriç i Madh (një banesë dhe dy stalla) të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisit. Nga kontrolli u sekuestruan: 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6.25 kg material bimor i dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri

Policia thekson se ambientet ishin të pajisura me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme për të siguruar kushtet për kultivim.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ukraina: Rusia po e ndihmon Iranin me të dhëna satelitore

Një vlerësim i inteligjencës ukrainase, që e ka parë agjencia Reuters, pretendon se Rusia i…

Messi: Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua, sesa unë për të

Legjenda e futbollit botëror, Lionel Messi, ka bërë një deklaratë të veçantë që ka prekur…

Sulmi para konsullatës izraelite në Stamboll: Një sulmues i vrarë dhe dy të tjerë “neutralizuar”

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se një sulmues u vra dhe dy të tjerë…

Haziri për çështjen e presidentit: Kompromisi është vlerë e jo dobësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar lidhur me çështjen e presidentit.…

Detaje tronditëse për vrasjen e gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor Një ngjarje e…

Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, tre sulmues të vrarë dhe dy policë të plagosur

Të martën u dëgjuan të shtëna me armë zjarri pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite…

Gjykata do të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së Egzon Azemin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, nuk është paraqitur në gjykatë më 07.04.2026, në rastin…

Teleferiku i Gërmisë po rikthehet, Rama jep detaje

Teleferiku i Gërmisë po rikthehet. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim…