Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.
Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta.
Mediumi merr vesh se janë duke u kryer bastisje në zyrat e kësaj ndërmarrjeje në Prizren.



