Bastiset shtëpia e kryeshefit Burim Shala, shkak tenderi 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dy persona në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.
Prokurori i rastit, Halim Borovci tha se aksioni ka të bëjë me hulumtimin e zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.
Borovci po ashtu ka konfirmuar se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.
Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.
Prokuroria Speciale: Bastisjet në “Eko Regjioni”, arrestohen dy persona



