Digjet bageri i kompanisë që rrënoi objektet pa leje në Mitrovicë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një bager.
Peci e ka dënuar këtë akt qe e quajti veprim kriminal dhe kërcënim direkt.
“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.
Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.” – shkroi ai në Facebook.





