Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje kanë shkaktuar probleme për kompanitë kosovare

Dhoma e Tregtisë: Protestat në shtetet fqinje kanë shkaktuar probleme për kompanitë kosovare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar e shqetësuar për protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese.

Sipas tyre, këto protesta kanë shkaktuar probleme për kompanitë kosovare, pasi shumë prej tyre nuk po mund as të eksportojnë dhe as të importojnë mallra nga Evropa.

“Me këtë rast, DHTIK, i bën thirrje Institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ndërkaq Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025.”

Shpërndaje në: