Ramaj: Meditech në 2025 vetëm nga QKUK mori mbi 21 milionë Euro kontrata dhe tenderë
Gazetarja e shëndetësisë, Saranda Ramaj ka hedhur në dritë se si kompania e barnave, Meditech ka përfituar miliona euro kontrata nga tenderë, duke rezultuar se ka përfitur mbi 35% të gjithë buxhetit për barna të SHSKUK-së, brenda një viti, raporton Periskopi.
Ramaj ka shtuar se kjo situatë do të duhej të merrej si alarm për institucionet, pasi konsiderohet si monopol.
“Argumenti se bëhet fjalë për barna të patentuara nuk qëndron. Patenta nuk e arsyeyon dominimin e tregut publik.
Roli i shtetit nuk është të forcojë monopole, por t’i parandalojë dhe t’i thyejë ato, sidomos në sektorë jetikë si shëndetësia publike”, ka shkruar gazetarja.
Postimi i plotë:
Pas verifikimit në KRPP, rezulton se kompania e barnave Meditech ka përfituar 21,241,692.33 euro kontrata nga tenderët e SHSKUK/QKUK vetëm në vitin 2025. Disa kontrata janë disa vjeçare. Kjo shumë nuk përfshin kontratat e fituara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka buxhet të ndarë dhe autonom nga SHSKUK.
Sipas Ligjit për Buxhetin 2025, SHSKUK ka rreth 70 milionë euro të dedikuara për mallra dhe shërbime. Nëse nga kjo shumë rreth 60 milionë euro shpenzohen për barna , atëherë rezulton se një kompani e vetme ka përfituar mbi 35% të gjithë buxhetit për barna të SHSKUK-së, brenda një viti.
Në çdo sistem normal dhe funksional të prokurimit publik, një nivel i tillë përqendrimi do të konsiderohej red flag ekstrem për rrezik monopolist, pa marrë parasysh arsyetimet.
Argumenti se bëhet fjalë për barna të patentuara nuk qëndron.
Patenta nuk e arsyeyon dominimin e tregut publik.
Roli i shtetit nuk është të forcojë monopole, por t’i parandalojë dhe t’i thyejë ato, sidomos në sektorë jetikë si shëndetësia publike.
Fakti që Meditech kontrollon tregun e barnave të SHSKUK-së përmes prokurimit publik në këtë përmasë është alarmues, sepse krijon rrezik real për kapje institucionale.
Prandaj, nuk mjafton t’u thuhet gazetarëve “nëse keni prova, shkoni në hetuesi”.
Qysh po pritni që një kompani që fiton mbi 21 milionë euro në vit nga një institucion publik me lanë prova të hapura a?
Monopolit krijon kapacitet real për ndikim, presion dhe korrupsion dhe siç është e dëshmuar në shëndetësi kji shpesh ndodh pa lënë gjurmë klasike penale.
Ju lutem kushdo që ka mundësi me fol me zyrtarët përgjegjes pyetni: Çka konkretisht keni ba që me e dobësu monopolin e kësaj kompanie?



