Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 26.01.2026-00:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 26.01.2026 – 08:30. Është raportuar se viktima pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 25.01.2026 – 19:30. Është raportuar se viktima është ofenduar dhe kanosur nga nëna e saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 26.01.2026-07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: