Ambasadori i Britanisë dhe ai i Suedisë i shkojnë në zyrë Kurtit, flasin për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, dhe atë të Britanisë, Jonathan Hargreaves.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, takimi është zhvilluar dje, gjatë të cilit, është diskutuar për çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim.
Komunikata:
Kryeministri Kurti priti në takim të përbashkët Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim të përbashkët me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët.
Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.



