Ambasada e SHBA’së në Prishtinë përkujton viktimat e Holokaustit

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë përkujton viktimat e Holokaustit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përkujtoi 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit, si dhe miliona viktima të tjera të persekutimit nazist, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të viktimave të një prej periudhave më të errëta të historisë njerëzore.

Në mesazhin e saj, ambasada tha se kjo ditë shërben si përkujtim i përhershëm për krimet e kryera dhe si thirrje për angazhim të vazhdueshëm ndaj së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë kujtimin e 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit dhe miliona viktimave të tjera të persekutimit nazist. E mbajmë mend. E nderojmë. Angazhohemi për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Shpërndaje në: