Në gjendje të dehur prishtinasi rrah policin

Në gjendje të dehur prishtinasi rrah policin

Një burrë dyshohet se ka sulmuar një polic në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, teksa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: