Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Hamza: Urrejtja dhe përjashtimi sjellin tragjedi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kujtuar viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se çdo 27 janar rikujton se urrejtja dhe përjashtimi sjellin tragjedi.
“Nderime për çdo jetë të pafajshme të humbur gjatë Holokaustit. Kujtesa është përgjegjësi dhe çdo brez duhet të mbrojë dinjitetin, liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar ai.



