Haxhiu akuzon se nuk po numërohen komunat ku dyshohet se keqpërdori VV-ja

Haxhiu akuzon se nuk po numërohen komunat ku dyshohet se keqpërdori VV-ja

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu ka akuzuar KQZ-në për proces kaotik e të fragmentuar të rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Haxhiu thënë se KQZ-ja ka ndryshuar metodologjinë e rinumërimit në mes të procesit, duke braktisur rendin sipas komunave dhe vendvotimeve.

Sipas tij, ky ndryshim arbitrar ka prodhuar devijim të qartë të trendit të rezultateve.

“Fillimisht KQZ morri vendime ne kundershtim me Ligjin për Zgjedhjet, tani KQZ ka ndryshuar metodologjinë e rinumërimit në mes të procesit, duke braktisur rendin sipas komunave dhe vendvotimeve dhe duke e zëvendësuar me një proces kaotik, të fragmentuar”, ka thënë Haxhiu.

“Ky ndryshim arbitrar ka prodhuar devijim të qartë të trendit të rezultateve dhe ka dëmtuar rëndë besimin kandidatëve dhe qytetarëve. Kur rinumërimi ndërpritet pa kriter, vazhdohet me komuna të tjera dhe humbet gjurmueshmëria e vendvotimeve, procesi bëhet i pabesueshëm”, ka thënë ai.

Haxhiu ka akuzuar se KQZ-ja është shndërruar në palë aktive në deformimin e procesit zgjedhor.

“KQZ, në vend që të mbrojë integritetin e votës, po ndryshon rregullat gjatë rinumërimit, duke u shndërruar nga arbitër i paanshëm në palë aktive në deformimin e procesit zgjedhor”, ka thënë ai.

“Kërkojë rikthim të menjëhershëm të rinumërimit sipas rendit të komunave, transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale. Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë”, ka theksuar Haxhiu.

Ai ka bërë thirrje se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të gjitha vendimet dhe veprimet që kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke filluar nga kreu i KQZ-së e deri te çdo individ që ka pasur guximin të shkelë ligjin, të deformojë procesin zgjedhor dhe të manipulojë vullnetin e qytetarëve.

Shpërndaje në: