Devolli Group në qendër të vëmendjes në Gulfood 2026 në Dubai

Devolli Group në qendër të vëmendjes në Gulfood 2026 në Dubai

Korporata Devolli Group, me brendet e saj Birra Peja Zero, GO+, Tango dhe Holla, po merr pjesë në njërin nga panairet më prestigjioze botërore të industrisë së ushqimit dhe pijeve, Gulfood 2026, i cili po mbahet në Dubai nga data 26 deri më 30 Janar 2026.

Devolli Group është e pranishme në ZA’Abeel Hall 5, Stand Z5-B27, ku gjatë ditëve të panairit ka pasur kënaqësinë dhe nderin të mirëpresë një numër të madh vizitorësh, partnerësh ndërkombëtarë, distributorësh dhe profesionistësh të industrisë nga tregje të ndryshme globale. Interesimi i lartë dhe reagimet shumë pozitive ndaj produkteve tona konfirmojnë pozicionimin e fortë të brendeve tona në aspektin e cilësisë, inovacionit dhe besueshmërisë.

Pjesëmarrja e Devolli Group në Gulfood 2026 përfaqëson një hap të rëndësishëm strategjik drejt zgjerimit ndërkombëtar, krijimit të bashkëpunimeve të reja dhe forcimit të pranisë së brendeve në tregjet globale. Përmes këtij panairi, po prezantohet me krenari portofolia që përfshin pije pa alkool, pije energjike, produkte ushqimore dhe brende të ndërtuara mbi standarde të larta prodhimi dhe inovacioni të vazhdueshëm.

Është kënaqësi dhe nder për Devolli Group që është pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar, ku takohen liderët e industrisë dhe krijohen mundësi të reja bashkëpunimi.

Shpërndaje në: